Ky është moti për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe i ftohët.

Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Parashihet që herë pas here të ketë fjolla të dobëta bore, sidomos në fillim javë dhe gjatë vikendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 4 deri minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius.

Në viset malore me lartësi mbidetare 850 metra temperaturat do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Read Previous

Teknologjia do të mbyllë mijëra vende pune

Read Next

​Komisioni për Buxhet miraton raportin me amendamente për buxhetin 2022