​Kërkohet pagesë shtesë për punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale

Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi në një letër publike, ka kërkuar nga Qeveria që punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik në spitale QMF dhe ambulantë, t’i stimulojë me nga 150 euro për muajt gusht, shtator dhe tetor, si dhe të gjithë familjarëve të këtyre punëtorëve t’u kompensohen shpenzimet e mjekimit nëse ata infektohen.

E gjithë kjo për shkak të rrezikshmërisë që kanë në punë.

“Janë të parët këta punëtorë që kanë kontakte me pacientë me Covid-19 dhe janë në rrezikun më të madh që të infektojnë edhe familjet e tyre. Ju njoftojmë se kostoja e parë nuk kushton më shumë se 450 mijë euro, shumë e cila është e përballueshme”, thuhet në kërkesën e Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

/KosovaPress/

Read Previous

FSHF fiton gjyqin në CAS, Nedim Bajrami mund të luajë për Shqipërinë

Read Next

Seanca për vrasjen e Ivanoviqit vazhdon më 1 shtator, pritet të dëshmojnë figura të larta politike