Policia kufitare ka ndaluar një shtetas të Turqisë në Han të Elezit, i cili dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /KosovaPress/