​Ja çfarë të bëni kur “digjni” gjuhën tuaj

Kjo zakonisht ndodh kur hamë patate ose mish, pasi këto ushqime mbajnë nxehtësinë për një kohë të gjatë.

Shumica e djegieve në gjuhë konsiderohen djegie të shkallës së parë, që do të thotë se dëmtohet vetëm shtresa e jashtme e saj.

Sidoqoftë, mjafton të shkaktojë dhimbje, skuqje ose ënjtje. Në situata të tilla, kurrë nuk duhet të vraponi në frigorifer për akull, pasi në atë mënyrë, për shkak të ndjeshmërisë së gjuhës, pjesa e sipërme e indeve mund të ngrijë dhe të dëmtohet.

Në vend të kësaj, vendosni një kub ose lugë çaji sheqer në gojën tuaj dhe një nga ndjenjat më të këqija në botë duhet të zhduket shpejt. Në rast se akoma ndjeni dhimbje, mund të përsërisni teknikën.

Më e mira nga të gjitha, kjo hile mund të zbatohet kudo – pavarësisht nëse keni djegur gjuhën në shtëpi ose në një restorant.

Herën tjetër kur nxitoni me ushqim ose pije, ju dini çfarë të bëni./KosovaPress

Read Previous

​Çifti i aktorëve ndahet papritur: “Ai vetëm tha se nuk më do më dhe u largua”

Read Next

​3 të vdekur dhe 341 raste të reja me COVID-19