​Istogu do të përfitojë dy projekte infrastrukturore nga Ministria e Infrastrukturës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka nënshkruar memorandum për financimin e disa projekteve infrastrukturore në Komunën e Istogut, me kryetarin Haki Rugova.

Abrashi tha se në Komunën e Istogut, Ministria e Infrastrukturës do të investojë në dy projekte infrastrukturore, në vlerë prej gjysmë milioni euro, që do të shërbejnë në kompletimin e infrastrukturës së kësaj komune.

Sipas një komunikate të MI-së, rregullimi i rrugës në qendër –Gurrakoc, vlera 207 mijë euro dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore tek Burimi i Istogut, në vlerë prej 290 mijë euro, janë dy projekte që do të realizohen në Istog.

Ministria e Infrastrukturës njofton se ka pothuajse në të gjitha komunat projekte të reja që janë parapa për vitin 2021./KosovaPress

Read Previous

​KMDLNj: Rrahja e të arrestuarve shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut

Read Next

​Kërkohet t’iu garantohet të gjitha subjekteve politike lëvizja e lirë në gjithë Kosovën për të bërë fushatë