​Inflacioni vjetor i Suedisë në nivelin më të lartë të tri dekadave

Norma vjetore e inflacionit të konsumatorit në Suedi u rrit në 10.9% në tetor, një nivel më i lartë në 31 vjet, sipas të dhënave të publikuara të martën.

Shifra e tetorit, më e larta që nga shkurti 1991, u rrit nga 10.8% në shtator, treguan të dhënat e Statistikave të Suedisë.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën me 17.2% nga viti në vit në tetor, nga një rritje prej 16.1% në shtator. Çmimet e transportit u rritën me 11.5% në tetor, duke u përshpejtuar nga 9.7% një muaj më parë.

Në bazë mujore, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.2% në muajin tetor, ritmi më i ngadaltë në tre muajt e fundit./AA

Read Previous

Shkatërrohet grupi italiano-shqiptar, konfiskohet kokainë në vlerë prej 5 milionë eurove

Read Next

​Ky aplikacion vjedh të dhënat bankare: Nëse e keni, hiqeni menjëherë