Shkatërrohet grupi italiano-shqiptar, konfiskohet kokainë në vlerë prej 5 milionë eurove

Policia ka arritur që ta shkatërrojë një grup kriminal italiano-shqiptar.

Në portin Vado Ligure u konfiskuan 187 kilogramë kokainë e cila kap vlerën e 5 milionë eurove.

Po ashtu mëngjesin e së martes dy persona të moshës 42 dhe 60 vjeçare, përfunduan në pranga.

Aksioni ishte nisur në vitin 2020, ku u arrestuan pesë persona pasi u kapën me një kilogram kokainë dhe hashash.

Deri më tani tre persona ishin në paraburgim ndërsa ndaj një tjetri është lëshuar një urdhër ndalimi.

Siç raportojnë mediat italiane droga ishte ruajtur në kontejnerë në portin e lartcekur.

/ Klankosova.tv. /

Read Previous

Nagavci: Pjesëmarrje e ulët e nxënësve në kompensimin e orëve të humbura nga greva

Read Next

​Inflacioni vjetor i Suedisë në nivelin më të lartë të tri dekadave