​Infantino takohet me presidenten Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili ishte i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini.

I pari i FIFA-së po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë ku pa stakimeve me krerët e shtetit, ai do të flas në një konferencë për media në orë 15:00.

Në delegacion me Infantinon janë edhe Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm i FIFA-s, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës së FIFA-s, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit Infantino.

/KosovaPress/

Read Previous

Këshilli i Prindërve kërkon që organizatat ndërkombëtare të reagojnë që greva të ndërpritet

Read Next

Mungesa e tavanit në çmimin e gazit vë në dukje mungesë solidariteti brenda BE-së