​I pafajshmi kalon 32 vjet në burg, paguhet 30.000 euro dëmshpërblim

Ish i burgosuri i përjetshëm, i cili kaloi 32 vjet në qelitë e burgjeve të Italisë përpara se të lirohej në apel, do të marrë 30.000 euro dëmshpërblim nga shteti italian, vendosi të enjten gjykata e Cagliarit.

Beniamino Zuncheddu, ish-fermer blegtoral 59-vjeçar nga Sardenja, u dënua për një vrasje të trefishtë në vitin 1991 dhe u lirua nga Gjykata e Apelit në Romë në fund të procesit të rishikimit.

Lajmi u raportua nga gazeta L’Unione Sarda të enjten dhe u konfirmua për ANSA nga avokati i Zuncheddu, Mauro Trogu. /ansa/

Read Previous

Mbi katër mijë azilkërkues kanë mbërritur në Britani, shtohet presioni mbi Rishi Sunak

Read Next

​Kuvendi miraton Projektligjin për rrugët