​Haziri: Kjo ditë e bardhë të përfundojë ashtu si ka filluar

Kandidati për kryetar të komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri u ka bërë thirrje të gjithë gjilanasve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës. Ai ka votuar bashkë me vajzat dhe bashkëshorten e tij në qendrën e votimit në shkollën “Abaz Ajeti”.

Lutfi Haziri i cili është kandidat i LDK-së për të parin e Gjilanit ka theksuar se ka interesim të qytetarëve për të votuar.

Haziri: Procesi është i qetë

“Uroj që kjo ditë e bardhë të përfundon ashtu siç ka filluar. Procesi është i qetë, qytetarët e Gjilanit, gjithmonë kanë treguar sjellje dhe interesim për pjesëmarrje. Unë uroj që deri në mbrëmje procesi të shkojë në mënyrë të qetë dhe secili qytetar të dalë të votojë, ta shprehë vlerësimin e vet dhe të përcaktojë katër vjetët e ardhshëm për mandat qeverisës”, tha Haziri.

Më tej, Haziri ka falënderuar edhe bashkatdhetarët që kanë ardhur në Gjilan për të votuar për kryetar komune.

/KosovaPress/

Read Previous

Procesi i votimit po vazhdon edhe në fshatin Rogovë

Read Next

​Glauk Konjufca voton: Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë