​Haradinaj nga Prekazi: Jetoftë përgjithmonë Shqipëria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ku ka thënë se po nderojnë komandantin Legjendarë, Adem Jashari dhe familjen e tij, dhe do të vazhdojnë në vende tjera me nderimin e heronjëve.

Haradinaj tha se 28 Nëntori është ngjarje me rëndësi që bashkon gjithë shqiptarët.

“Këtu në Prekaz nderojmë të rënët për liri. Sot po ashtu kemi nderuar edhe heroin kombëtar Isa Boletinin në Boletin. Këtu në Prekaz, komandantin legjendar Adem Jasharin dhe familjen Jashari dhe të nderojmë edhe në vendet tjera ku pushojnë heronjtë. I përjetshëm për të rënët për liri të të gjithë brezave. Jetoftë përgjithmonë Shqipëria”, tha ai.

Homazhe në Prekaz ka bërë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, përfaqësues të institucioneve, sublejteve politike dhe qytetarë. /KosovaPress/

Read Previous

NATO uron shqiptarët në 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Read Next

Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën