​Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Një person është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan.

Policia po e cilëson si vdekje të dyshuar.

Trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë se tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Read Previous

Osmani e përlotur: Agani ishte krah i djathtë i ish-presidentit Rugova

Read Next

Kurti në 22 vjetorin e vrasjes së Aganit: Me ndryshime ligjore do të mundësojmë dënimin e kriminelëve