​Gërvalla mohon të ketë qenë dëshmitare e Speciales

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla është pyetur nëse ka qenë dëshmitare e Gjykatës Speciale për çka ka mohuar të ketë qenë ndonjëherë dëshmitare ose në ndonjë formë tjetër në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gërvalla ka thënë se nuk do që të keqpërdorë vizitën e homologut të saj kroat për të folur për këtë çështje, megjithatë, e ka mohuar një gjë të tillë.

“Për të mos e keqpërdorur vizitën e homologut, për të mos shpenzuar kohën e tij, një përgjigje shumë e shkurtër. Jo, as nuk kam qenë dhe as nuk jam. Mendoj që është përgjigja e mjaftueshme”, ka thënë Gërvalla.

Read Previous

​961 gjoba për mosrespektim të masave anti-covid

Read Next

22 vjeçari kosovar vjedhë 80 mijë euro në Francë, i blen shtëpi dhe veturë babait në Kosovë