Hartimi i strategjisë për ish-krerët e UÇK-së, Konjufca: Mbledhja e radhës do të jetë të shtunën
Ka filluar seanca e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Në sallën plenare janë kabinetet qeveritare të dy vendeve si dhe deputetët e grupeve parlamentarë të dy shteteve.
Pjesë e mbledhjes është edhe presidentja Vjosa Osmani.
Në mbledhjen e përbashkët të dy shteteve u pa edhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.
Seancën po e udhëheqin kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe homologia e saj nga Shqipëria, Elisa Spiropali. /KosovaPress/