​FFK zbulon datën e fillimit të edicionit të ri të Superligës dhe Ligës së Parë

Edicioni i ri i garave 2022/23 në futbollin e Kosovës do të nisë në fundjavën e dytë të muajit gusht, ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

“BKT Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht. Siç dihet sivjet Kupa e Botës për herë të parë në histori të futbollit do të zhvillohet në periudhën 21 nëntor–18 dhjetor, prandaj edhe kalendari i garave në të gjitha ligat do t’i përshtatet këtij formati” ka bërë të ditur FFK.

Ndërkohë, deri në përmbyllje të edicionit aktual kanë mbetur të zhvillohen ndeshjet e javës së 36-të në BKT Superligë, barazhi i Ligës së Parë, barazhi për Superligë dhe finalja e Kupës së Kosovës. /KosovaPress/

Read Previous

​Donjeta Sadiku mëson orën dhe rivalen e çerekfinales në Kampionatin Botëror të Boksit

Read Next

Gërvalla merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel