​Energjia elektrike në dispozicion gjatë gushtit ishte 514.42 GWh, konsumi ishte 416.14 GWh

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e energjisë për muajin gusht 2023, me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Rritet prodhimi i energjisë nga era dhe ajo solare

Gjatë muajit gusht të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 514.42 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 416.14 GWh ose 14,51% më i madh, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (gusht 2022).

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8,9%.

Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 6.50 mijë ton, ose 13,32% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pasqyra e prodhimit, konsumit dhe raporti i energjisë elektrike në Gusht 2023 me Gusht 2022MWH 08-2022 08-2023 VIII 2023 / VIII 2022 % Prodhimi Bruto nga Termocentralet 447,177 386,064 -13,67% Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet 8,442 11,155 32,14% Prodhimi Bruto nga Era dhe ajo Solare 21,968 25,901 17,90% Importi 355,236 293,908 -17,26% Eksporti 367,025 202,609 -44,80% Energjia Elektrike bruto në Dispozicion 465,799 514,419 10,44% Amvisnia 204,333 209,219 2,39% Komercial 99,155 108,900 9,83% Industri 40,368 45,523 12,77% Ndriqimi publik & tjerat 2,818 2,700 -4,19% Konsumatorët 220-110kv 8,963 41,539 363,46% Mihjet 7,782 8,254 6,06% Konsumi i energjisë Elektrike 363,419 416,135 14,51%

Struktura e konsumit të energjisë elektrike Gusht 2023./KP/

Read Previous

“Politika po na përçan”, këngëtari i njohur që luftoi në Kosovë komenton konfliktet

Read Next

Shqipëria nënshkruan marrëveshje me Gjermaninë për forcimin e sigurisë rrugore