​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk mbajti mbledhjen e paraparë për sot, ku në rend dite ishte raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Në mbledhjen e sotme ishte paraparë të shqyrtohet në parim edhe Projektligji për kripto-asetet. Deri tani nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj mbledhje. /KosovaPress/

Read Previous

BISEDË – Agron Muçaku, atleti shembullor që po shkëlqen edhe si veteran

Read Next

​Lufta kundër korrupsionit diskutohet mes përfaqësuesve të ATK-së dhe ministrisë Federale Gjermane