​“Dardanët” e rinj përballen sot me Spanjën

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të përballet sot me Spanjën, ndeshje kjo në kuadër të raundit të dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Përballja e sotme do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona” në Slloveni, raporton KosovaPress.

“Dardanët” e rinj e nisin këtë aventurë me fitore kundër Austrisë U19, të cilën e mposhtën 1:0, kurse Spanja U19 barazoi 1:1 me Slloveninë U19.

Momentalisht, Kosova është lidere e Grupit 1 të këtyre kualifikimeve me tri pikë të arkëtuara, krahas Spanjës që ka një pikë në vendin e tretë.

Në pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara në të gjitha garat, “Dardanët” e rinj kanë tri fitore dhe dy barazimi, krahas spanjollëve që kanë katër fitore dhe një barazim.

16:00 Spanja U19 – Kosova U19 (Stadiumi TSC Trate Gornja Radgona)/KP/

Read Previous

​KFOR: Ne vazhdojmë të ofrojmë mjedis të sigurt për qytetarët e Kosovës

Read Next

Knaus: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë