​“Dardanët” e rinj përballen sot me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19 do të fillojë sot rrugëtimin në kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro 2024.

“Dardanët” e rinj do ta nisin sot aventurën në kualifikimet e Euro 2024 U19, ku do të përballen me Kombëtaren e Austrisë, raporton KosovaPress.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Gornja Radgona”.

Përballja e fundit mes Kosovës U19 dhe Austrisë U19 daton në muajin tetor të vitit 2018, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues dhe pa gola, 0:0.

Në këto kualifikime të Euro 2024 U19, “Dardanët” e rinj janë pozicionuar në Grupin 1 së bashku me Austrinë, Slloveninë dhe Spanjën.

16:00 Kosova U19 – Austria U19 (Stadiumi Gornja Radgona)/kosovapress/

Read Previous

Franca mohon se do të dërgojë trupa në Ukrainë: Lajme të rreme nga Kremlini

Read Next

Osmani: Gratë mund të jenë të suksesshme në udhëheqje të shtetit