​Chelsea do të bëjë ofertë për Haaland merkaton e ardhshme

Skuadra londineze Chelsea thuhet se është e gatshme që të bëjë ofertë në merkaton e ardhshme drejt Dortmund për sulmuesin Erling Haaland, raporton “Sky Sports”.

Thomas Tuchel është tani në drejtim të timonit në “Stamford Bridge”, dhe për shkak të lidhjes që kishte te skuadra e Dortmundit me Haaland, tani thuhet se është i interesuar ta sjellë sulmuesin norvegjez në Londër, përcjell KosovaPress.

Për Haaland të interesuara janë shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to edhe gjiganti spanjoll Real Madrid dhe ai gjerman Bayern Munich./KosovaPress.

Read Previous

Ardian Bujupi sjell këngën e re “Nichts fur immer”

Read Next

​Real Madrid i gatshëm që ta humbasë Ramosin