​Cena ndalet në raundin e tretë të Evropianit të xhudos në Zagreb

Xhudisti ynë, Dardan Cena është mposhtur në raundin e tretë të Kampionatit Evropian të xhudos për Senior që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 73 kilogramë, Cena u mposht në raundin e tretë nga xhudisti nga Moldavia, Adil Osmanov, raporton KosovaPress.

Cena e nisi raundin e parë të këtij Evropiani pa luftë, ndërsa në të dytin fitoi kundër italianit Manuel Parlati, vetëm për tu mposhtur më pas nga xhudisti moldav, Adil Osmanov.  /KosovaPress/

Read Previous

Ancelotti: Courtois rikthehet shumë shpejt

Read Next

Macron: Europa nuk mund të mbështetet më tek SHBA për sigurinë e saj