Ancelotti: Courtois rikthehet shumë shpejt

Pas një mungese të gjatë, në radhët e “Galaktikëve”, të Real Madrid, “gardiani” belg, Thibaut Courtois sheh më në fund “dritë në fund të tunelit”, me “shtatlartin” e portës së “Los Blancos”, që dëmtoi gjurin në fillimin e sezonit dhe që është jashtë fushave të lojës prej mesit të muajit gusht të vitit të kaluar, është gati për t’u rikthyer në kuadratin e gjelbër.

Lajmin e ka dhënë vetë tekniku, Carlo Ancelotti, i cili ishte i pranishëm, në konferencën e zakonshme, për shtyp, përpara sfidës, ndaj “Baskëve” të Real Sociedad e planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e së premtes teksa është shprehur se belgu, mund të kthehet më shpejt nga çfarë e mendonin në fushën e blertë.

“Courtois është mirë dhe besoj se do të jetë pjesë e skuadrës nga java e ardhshme në kampionat, në ndeshjen kundër Cadiz. Madje, mendoj se edhe mund të luaj në atë sfidë”,- u shpreh strategu i pankinës së “gjigantëve” spanjollë.

Kështu, Real Madrid gjen përforcime në pjesën më të rëndësishme të sezonit, edhe pse duhet theksuar se deri më tani, portieri Lunin ia ka dalë të jetë në lartësinë e duhur për skuadrën e “Los Blancos”, madje në çerekfinalen e Champions League ndaj “Qytetarëve”, të Manchester City ishte vendimtar me dy penallti të pritura, të cila i dhuruan kualifikimin në çerekfinale. /i.m /abcnews.al

Read Previous

Ndotja e mjedisit, Kumbaro: Ashpërsojmë masat ligjore

Read Next

​Cena ndalet në raundin e tretë të Evropianit të xhudos në Zagreb