​Bujqit e Rahovecit në gjendje të rëndë, Latifi kritikon Ministrinë e Bujqësisë për neglizhencë

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka deklaruar se gjendja e bujqve në komunën që ai drejton është e vështirë, ndërsa përkrahja nga Ministria e Bujqësisë, përveç që është e vogël, ajo edhe po vonohet.

Latifi ka kërkuar nga kjo Ministri që ta shpërndajë edhe pjesën e dytë të subvencioneve, të cilën ende nuk i kanë marrë bujqit që nga viti i kaluar.

Latifi për KosovaPress thekson se bujqit ende nuk e kanë marrë as vlerën e dëmeve që kanë shkaktuar reshjet intensive të shiut dhe breshëritë në këtë vit.

Sipas Latifit, ende nuk ka nis implementimi i projekteve për grantet e fituara nga Ministria e Bujqësisë, pasi që Qeveria e Kosovës dhe ministria janë në fazë të vlerësimeve dhe analizave.

Smajl Latifi do të jetë rikandidojë për kryetar të Rahovecit nga radha e AAK-së. Ai thekson se qytetarët e Rahovecit do të kenë mundësinë e një oferte tjetër nga ai./KosovaPress

Read Previous

​Puna e rëndë dëmton fëmijët

Read Next

BE miraton harmonizimin e testeve COVID-19