​Bankat ruse përjashtohen nga SWIFT

Gjermania dhe aleatët e saj perëndimorë kanë vendosur të përjashtojnë nga SWIFT, një sistem transferimi ndërkombëtar që përdoret për kryerjen e pagesave bankare, institucionet bankare ruse, sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Hebestreit.

“Ne jemi të përkushtuar për të siguruar që një numër i caktuar bankash ruse të hiqen nga SWIFT”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Kjo do të sigurojë që këto banka të shkëputen nga sistemi financiar ndërkombëtar duke dëmtuar aftësinë e tyre për të operuar globalisht”, shtoi ajo.

“Të gjitha këto masa do të dëmtojnë ndjeshëm aftësinë e Putinit për të financuar luftën e tij dhe ato do të kenë një ndikim të rëndë gërryes në ekonominë e tij. Putini është futur në një rrugë që synon të shkatërrojë Ukrainën, por ai gjithashtu është duke shkatërruar të ardhmen e vendit të tij”, tha ajo.

Read Previous

Falë një aksioni të shpejtë shpëtimi mbrëmë është gjetur një person i zhdukur në Gjakovë

Read Next

Abdixhiku: Kosova duhet ta shfrytëzojë mundësinë për anëtarësim në NATO