​Arrestohet një serb në Morinë, ishte në kërkim ndërkombëtar

Sot në pikën kufitare të Morinës është arrestuar 49 vjeçari Dejan Stanojeviç i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se, gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim.

Stanojeviç jetonte në Ferizaj ku fshihej për të mos rënë në prangat e autoriteteve serbe. Pas arrestimit të tij, Interpol Tirana do të nisë procedurat për ta ekstraduar drejt Serbisë.

“Morinë, Kukës -Vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Serbisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar, Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: -Dejan Stanojevic, 49 vjeç, banues në Ferizaj. Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Beogradi, Serbi, pasi Gjykata e Lartë e Beogradit, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Serbisë. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Serbisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet serbe, vijon procedurat për esktradimin e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë. /KosovaPress/

Read Previous

Presidenti i FIFA-s ka një kërkesë për 32 kombëtaret pjesëmarrëse në “Katar 2022”

Read Next

Trump: Me shumë gjasë do të kandidoj përsëri në zgjedhjet presidenciale