​Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Frangut në Rrugën e Kombit. Aty u aksidentuan dy vetura.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve, raporton Ora News.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.

Read Previous

Para false në Kosovë, sekuestrohet kartmonedha 500 euro në Prizren

Read Next

Nën kërcënim të armës ia marrin një mijë euro dhe një telefon