​14 të vdekur dhe 150 të zhdukur pas përmbytjeve në Indi

Të paktën 14 njerëz kanë vdekur dhe 150 të tjerë janë zhdukur pasi një pjesë e një akullnaje nga Himalajet ra në një lumë dhe shkaktoi një përmbytje të madhe në Indinë veriore në shtetin e Uttarakhand.

Lumenjtë pas përmbytjes hapën një digë të madhe të ujit e cila u derdh nëpër një luginë në këtë shtet.

Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punëtorë nga dy hidrocentrale në atë zonë.

Qindra trupa, paramilitarë dhe helikopterë ushtarakë janë dërguar në rajoni e Uttarakhand për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Ekspertët po hetojnë incidentin, megjithëse nuk është ende e qartë se çfarë mund të ketë shkaktuar shpërthimin akullnajor. Zyrtarët thonë se 25 persona janë shpëtuar deri më tani.

Kryeministri Indian Narendra Modi në një tweet të dielën, tha se po mbante në vëzhgim të ngushtë situatën në Uttarakhand.

Udhëheqësit nga e gjithë bota gjithashtu u kanë dërguar ngushëllime familjeve të viktimave.

“Lutjet e mia janë me banorët e Indisë dhe punëtorët e shpëtimit në Uttarakhand derisa ata ndërhyjnë ndaj përmbytjeve shkatërruese nga shembja e akullnajave,” tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson në Twitter.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron në solidaritet me Indinë dhe është e gatshme të ofrojë çdo mbështetje të nevojshme” tha Johnson./KosovaPress.

Read Previous

​Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, kërkohej për kontrabandim me migrantë

Read Next

The Weeknd nuk mori asnjë qindarkë për Super Bowl?