𝐌𝐛đČđ„đ„đžđ­ đšđ©đ„đąđ€đąđŠđą pĂ«r subvencionim tĂ« efiçiencĂ«s nĂ« shtĂ«pitĂ« individuale

Fondi i KosovĂ«s pĂ«r EfiçiencĂ« tĂ« EnergjisĂ« (FKEE) njofton qytetarĂ«t e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s se Ă«shtĂ« mbyllur aplikimi pĂ«r thirrjen e dytĂ« publike “Zbatimi i Masave tĂ« EfiçiencĂ«s sĂ« EnergjisĂ« pĂ«r ShtĂ«pitĂ« Individuale tĂ« Banimit”.

Mbyllja e parakohshme Ă«shtĂ« rezultat i pranimit tĂ« 1333 aplikimeve nĂ« vlerĂ« prej 4,998,871.79€, tĂ« cilat pĂ«rmbushin buxhetin e destinuar pĂ«r subvencionim tĂ« masave, izolim tĂ« mureve dhe kulmit dhe ndĂ«rrim tĂ« dyerve e dritareve tĂ« jashtme, deri nĂ« 45% tĂ« shumĂ«s (5% shtesĂ« pĂ«r shtĂ«pitĂ« qĂ« janĂ« pronĂ« e gruas ose bashkĂ«pronĂ«si e çiftit) duke mos kaluar kufirin maksimal 5500 euro.

Ju rikujtojmë se aplikacionet kanë filluar të shqyrtohen sipas radhës së arritjes së tyre dhe së shpejti fillon shpërndarja e letrave të para-aprovimit. Të gjithë ata që pranojnë këtë dokument (para-aprovimin), duhet të ndjekin edhe më tutje rregullat e parapara në thirrjen publike deri në përfundim të procesit kur edhe marrin paratë. Pra, punimet duhet të fillojnë vetëm pas para-aprovimit nga FKEE dhe ato duhet të përfundojnë më së largu me datën 31.12.2024, dhe pas kësaj date nuk mund të trajtohet asnjë kërkesë për disbursim të mjeteve.

Ky projekt mbĂ«shtetet nga Bashkimi Evropian nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit IPA – Pako pĂ«r MbĂ«shtetjen e EnergjisĂ«, i aranzhuar nga Qeveria e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe i zbatuar nga Fondi i KosovĂ«s pĂ«r EfiçiencĂ« tĂ« EnergjisĂ«.

Read Previous

Goffus: Shtimi i trupave tĂ« KFOR-it s’ështĂ« zgjidhje – koordinimi Ă«shtĂ« jetik

Read Next

Izraeli pranon ‘pauza humanitare’ nĂ« Gaza pĂ«r vaksinat e poliomielitit