Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
UEFA ka deleguar Rita Vehapin si gjyqtare kryesore për të ndarë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve në kategorinë e vajzave, Luksemburg – Kazakistan.
Në ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin “Emile Matrisch” në Esch-sur-Alzette, gjyqtarën Vehapi do ta asistojnë Lumturije Muhadri dhe Fitore Govori, ndërsa gjyqtarja e katërt do të jetë Festin Koxha.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të premten, më 21 shkurt, me fillim në orën 19:30. /KosovaPress/