• 9 December, 2022

​Southgate zbulon nëse Kane është rikuperuar nga lëndimi

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane do të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjen e së premtes në Kupën e Botës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë trajneri Gareth Southgate.

Sulmuesi lëndoi kyçin e këmbës në fillim të pjesës së dytë të fitores 6-2 ndaj Iranit në Grupin B dhe më vonë u zëvendësua.

“Harry është mirë. Ai ka punuar paksa i ndarë nga grupi, por ai është gati për të premten mbrëma,” tha Southgate.

Harry Kane ka shënuar 51 gola në 76 paraqitje për “Tre Luanët”, dy gola prapa rekordit të Wayne Rooney që i ka 53. /KosovaPress/

Read Previous

Shkencëtarët zbulojnë një virus të ri që fshihet te lakuriqët e natës në Tanzani dhe Kongo

Read Next

BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit