​Rohde: Gjermania po e çon Kosovën sërish në COP28

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka thënë se partneriteti Gjermani-Kosovë për Klimën po merr formë, pasi Gjermania po e çon Kosovën sërish në COP28.

Ai nëpërmjet X, ka përgëzuar Kosovën për kontributin e saj të parë vullnetar të vendosur në nivel kombëtar në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

“Mësoni më shumë për këtë nga ngjarja e sotme në Dubai me Presidenten Osmani dhe ministrin Aliu”, ka shkruar ai. /KosovaPress/

Read Previous

COP28, rreth 20 vende duan të trefishojnë energjinë bërthamore deri në vitin 2050

Read Next

Çka është skizofrenia, flet Dr. Mahmud Lila