Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Përkundër që është emëruar bordi dhe menaxhmenti i ri në Telekomin e Kosovës nga Qeveria Kurti, gjendja e rëndë financiare në këtë kompani publike vazhdon të thellohet edhe më tej.
Kjo ndërmarrje e cila dikur ishte mjaft profitabile edhe për aksionarin e saj, Qeverinë e Kosovës, nuk mund quhet ndryshe përveçse e falimentuar.
Në këtë ndërmarrje përveç që nuk është duke u zhvilluar asnjë investim, kjo kompani ka vështirësi financiare edhe për sigurimin e pagave për2 mijë e 200 punëtorët e saj.
Pagat për muajin maj ende nuk janë ekzekutuar në këtë kompani, ani pse tash e më shumë se një vit rrogat dalin pjesë-pjesë nga 50 përqind për punëtorë. Derisa Posta e Kosovës, dje ka ekzekutuar pagat për një pjesë të punëtorëve.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj thotë për KosovaPress se ende nuk i kanë marrë rrogat për shkak të borxheve të mëdha dhe keqmenaxhimit në Telekom që kanë vështirësuar operimin e kompanisë.
Balaj nuk ka përjashtuar edhe organizimin e protestave në ditët në vijim.
Po ashtu, kreu i sindikatës ka thënë se dordi i ri nuk duhet të ndihet komod, përkundrazi siç thotë ai, duhet të merr hapa konkret për të dalë nga kriza.
Në anën tjetër borxhi i Telekomit ndaj ATK-së deri më sot ka arritur mbi 7 milionë euro.
Kryetari i sindikatës thekson nevojën që gjendja financiare në Telekom të stabilizohet e cila është e rënduar që një kohë të gjatë e kjo siap tij mund të bëhet vetëm me një intervenim nga ana e aksionarit, në këtë rast, Qeevrisë së Kosovës, pasi ndërmarrja vështirë se mund të marrë veten për shkak të borxheve.
Sipas Balajt një pjesë të atyre borxheve i ka pranuar edhe ish-qeveria e kaluar, siç është rasti i njohjes së borxhit të kompanisë “Z-mobile”, e cila e ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen në Telekomin e Kosovës.
Ditë më parë, ka dhënë dorëheqje nga pozita e u.d. Kryeshefit ekzekutiv të Telekomit, Zeqir Kiqina, dhe në vend të tij, është emëruar Burubuqe Hana./KosovaPress