• 10 December, 2022

​Kuvendi i Kosovës sot mban dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca plenare. E para pritet të fillojë nga ora 10:00, ku në rend të ditës do të jetë edhe propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, seanca e dytë do të fillojë në orën 14:00 dhe është i senacës së mbetur për gjysmë, me pikat e papërfunduara nga seanca e 10 nëntorit.

Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,Rendi i ditësPikat e papërfunduara nga Seanca plenare, më 10 nëntor 2022: Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-184 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-024 për trajtimin e ndërtimeve pa leje,Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për caktimin e taksave vjetore për vitin 2023, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2021, Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2021,Shqyrtimi i Propozim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Telekomit të Kosovës për vitin 2021.

Read Previous

Zëdhënësi i Qeverisë: Palët u pajtuan në atë që Kosova insistoi që nga takimet e së hënës

Read Next

OBSH: Shqipëria do përballet me kosto të larta shëndetësore nga plakja