FIFA dhe UEFA po përplasen për një projekt investimi prej 4.2 miliardë dollarësh, i cili parashihte përfshirjen e investitorëve privatë në të drejtat komerciale të Kupës së Botës dhe garave të tjera të FIFA-s.
FIFA e tërhoqi projektin më 1 gusht, pas kundërshtimeve të mëdha, por çështja tashmë ka kaluar në gjykatat amerikane.
Në një dokument të dorëzuar në gjykatën federale në Colorado, FIFA akuzoi UEFA-n për një “fushatë shpifëse” ndaj presidentit Gianni Infantino dhe kërkoi që kërkesat e saj për dokumente të shtyhen ose të hidhen poshtë.
UEFA, ndërkohë, pretendon se projekti mund t’i mundësonte Infantinos dhe një grupi të vogël rreth tij të përfitonin nga asetet më të vlefshme të FIFA-s.
UEFA ka kërkuar gjithashtu një hetim të pavarur për projektin dhe ka paralajmëruar se mund të mbështesë një alternativë ndaj Infantinos nëse ai kandidon për një mandat të ri vitin e ardhshëm. /KosovaPress/