Si prodhohet djathi, një ndër specialitetet e Qumështores Gexha
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka njoftuar sot se biletat përndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia, tashmë kanë dalë në shitje.
Kosova do të përballet me Sllovakinë më 27 shkurt 2026, ora 19:00, në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të parakualifikimeve për FIBA EuroBasket 2029.
Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi”.
Në njoftimin e FBK-së, thuhet se sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro.
Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar listën e gjerë të lojtarëve të ftuar për ndeshjen e dytë parakualifikuese drejt FIBA EuroBasket 2029, në krye me trajnerin Bujar Loci.
Në listë bëjnë pjesë këta basketbollistë:
- Valon Bunjaku,
- Divine Myles,
- Musab Mala,
- Jon Ismajli,
- Mikaile Tmusic,
- Erjon Kastrati,
- Arian Qallaku,
- Muhamedali Janjeva,
- Samir Zekiqi,
- Bardh Istrefi,
- Gëzim Morina,
- Dardan Kapiti,
- Lis Shoshi.
Ndërkaq, nga shtabi teknik janë ftuar edhe Dardan Berisha, Drilon Hajrizi dhe Meriton Ismaili, por nuk do të jenë në dispozicion për këtë ndeshje. Pas vlerësimit të stafit mjekësor, është konstatuar se lojtarët në fjalë kanë nevojë për kohë shtesë rikuperimi dhe nuk janë në gjendje optimale për paraqitje. /KosovaPress/