Deimel: Kosova duhet të rikthejë besimin e BE-së përmes diplomacisë
Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 19 tetor 2026, në rrugën “Bajram Kelmendi”. I dyshuari raportohet se ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin kur sulmoi dy policët.
Si pasojë e incidentit, dy zyrtarët policorë dhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Rr. “Bajram Kelmendi” Prishtinë 19.10.2026, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e PK-së. /KosovaPress/