Në pasditën e sotme kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka qëndruar për vizitë në fshatin Osek Pashë, me ç’ rast u bë përurimi i 5 segmenteve rrugore, gjatësia e  të cilave është 2 mijë e 600 metra dhe vlera e investimit është 167 mijë euro.

Artikulli i plotë: Inaugurohen projekte infrastrukturore në Gjakovë (Video)

E filluan ditën me mbjelljen e luleve. Grupi i gjelbërt i shkollës fillore “Mustafa Bakija” me vetëfinancim mbollën lule në oborrin e drejtorisë për Kadastër dhe Pronë.

Artikulli i plotë: Mbillen fidane dhe lule në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjakovës (Video)

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë 1999  Vasfije Krasniqi vizitoi gratë përfituese të shërbimeve të organizatës medika kosova.

Artikulli i plotë: Vasfije Krasniqi vizitoj shoqatën e grave Medica Gjakova, ku prezantoj Organizatën "Drejtësi për...

Kolegji “Mehmt Akif” në Gjakovë është shpallur fitues i garës komunale për ndihmën e parë , e cila u organizua nga organizata Kryqi i Kuq.

Artikulli i plotë: Mbahet gara komunale për ndihmën e parë, kolegji "Mehmet Akif" rrëmben vendin e parë (Video)

Sot u shënua 20 vjetori i masakrës më të madhe të luftës së fundit në Kosovë,  asaj të Mejës së Gjakovës, ku më 27 prill të vitit 1999, u vranë 376 persona. Për t’i përkujtuar të gjithë ata që u vranë në fshatin Meje, u mblodhën familjarë dhe shumë qytetarë në vendin që quhet “Lëndina e Pikëllimit”.

Artikulli i plotë: U shënua 20 vjetori i masakrës në Mejë të Gjakovës (Video)

Në Gjakovë sot ka qëndruar një delegacion nga qyteti Fort Dodge i Iowa-s. Ata u pritën nga kryetari i komunës, Ardian Gjini. Kjo nuk është hera e parë që delegacione nga Iowa vizitojnë Gjakovën për faktin se me këtë qytet amerikan është bërë binjakëzimi kohë më parë.

Artikulli i plotë: Delegacioni nga Iowa viziton Gjakovën si dhe dhuron paisje sportive për gjimnazin “Hajdar Dushi”...

Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, ka pritur  në një takim anëtarët e ish – Batalionit shqiptaro – amerikan të UÇK-së “Atlantiku”, tashmë të strukturuar si Shoqata shqiptaro – amerikane “Atlantiku”, ata të cilët gjatë luftës në Kosovë lanë Amerikën për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftës për liri.

Artikulli i plotë: Delegacioni i Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” viziton Gjakovën (Video)

Coca-Cola HBC Kosova për herë të  dytë organizon një program të veçantë për fuqizimin e të rinjve të quajtur “Coca-Cola përkrah Rininë”. Pjesë e këtij trajnimi u bënë 30 të rinjë nga komuna e Gjakovës i cili po mbahet në ambientet e qendrës inovative.

Artikulli i plotë: Në qendrën inovative në Gjakovë po zhvillohet trajnimi tre ditor“Coca-Cola përkrah Rininë” (Video)

Është mbajtur mbledhja e katërt me radhë e komitetit për politikë dhe financa. Pikat e rendit të ditës të cilat u propozuan për shqyrtim nga kryesuesi Anton Shala në pajtim me anëtarët e KPF-së u miratuan që të njëjtat të trajtohen në  mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Artikulli i plotë: Mbahet mbledhja e katërt e komitetit për politikë dhe financa (Video)

Këta janë ergoterapeutët e ardhshëm të Kosovës. Ata dolën sot në qendër të qytetit të Gjakovës për të promovuar tashmë profesionin më të ri shëndetësor Ergoterapinë.

Artikulli i plotë: Ergoterapeutët e kolegjit Heimerer promovojnë profesionin e tyre në Gjakovë (Video)

Ditë më parë në rrugën Anton Çetta në qytetin e Gjakovës janë shfaqur probleme në sistemin e kanalizmit dhe ujërave të zeza. Banorët kërkojnë që të ndërmirren masa dhe të regullohet kjo qështje e cila po i preukopon.

Artikulli i plotë: Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, banorët kërkojnë zgjidhje (Video)

Ky instalacion u vendos për të shënuar 20 vjetorin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Motoja e kësaj fushate është dhuro një vathë një shenjë sensibilizimi me të mbijetuarat e dhunës.

Artikulli i plotë: Vendoset instalacioni në shenjë sensibilizimi me të mbijetuara e dhunës seksuale (Video)

Këto janë dy teniserët e klubit “SPOREK” të cilët tash së fundmi janë dekoruar me çmime nga Federata e Tenisit të Kosovës. Tiara Berisha është shpallur “Tenistja e vitit 2018” në kategorinë U11 dhe Baton Haxhiu “Tenisti i vitit 2018” në kategorinë U12.

Artikulli i plotë: Teniserët gjakovar, Baton Haxhiu dhe Tiara Beisha shpallen më të mirët e vitit 2018 nga FTK (Video)

Përkushtimi ndaj të vërtetës për të kaluarën e Luftës Çlirimtare është jetësor për një të ardhme paqësore. Drejtësia është përcaktuesja e mënyrës së të qenit tonë në botë si dhe mundësi për bërjen e shtetit dhe zhvillimin e vetes sonë në raport me të tjerët.

Artikulli i plotë: Shoqata e Intelektualëve mbajti debatin “Mungesa e drejtësisë si pamundësi për lirinë” (Video)

Qytetarë të komunës së Gjakovës, aktivistë të organizatave joqeveritare si Let’s Do it Kosova, YMCA, Bonevet, Green Art Center, Iniciativa e Femrës Kosovare si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme bashkarisht u bënë pjesë e aksionit për pastrimin e Shkugzës, nismë kjo e cila është organizuar nga kuvendi komunal.

Artikulli i plotë: Mbi 300 vullnetarë morën pjesë në aksionin për pastrimin e parkut të Shkugëzes (Video)

Në një ceremoni të organizuar nga kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot u bë ndarja e qmimit “Qytetar i shkëlqyer” epitet ky i cili iu takoj qytetarëve të cilët në një apo mënyrë tjetër kanë kontribuar përgjatë vitit 2018 për një jetë më të mirë të qyteravë në komunën tonë.

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës nderon 7 qytetarë me qmimin “Qytetar i shkëlqyer” (Video)

Shoqata e veteranvë të arsimit “7 Marsi” në Gjakovë është duke punuar për një projekt të ri i cili ka të bëjë me fillet e arsimit në komunën e Gjakovës deri në vitet 1990-2000. Kryetari i kësaj shoqate Feti Dashi tha se për këtë janë duke kërkuar fakte të dokumentuara në arkive të ndryshme.

Artikulli i plotë: Dashi: Arsimi në Gjakovë nuk ka filluar në vitet 1916-1917 por edhe më herët (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing