Të vegjël por energjik. Këta janë anëtarët më të ri të klubit të tenisit “Sporek” në Gjakovë të cilët ka dy muaj që kanë filluar të mirren me këtë sport. Ani pse janë fillestar duken që kanë entuziazëm dhe po mundohen ta adaptojnë më shpejtë tenisin i cili të njëjtën kohë llogaritet edhe si rekreacion.
Lokomotiva e Zagrebit filloj kampin stërvitor disa ditor në Gjakovë (Video)
Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, së bashku me drejtuesit e Lokomotivës nga Zagrebi sot filluan kampin “Gjakova 2019” i cili ka për qëllim të iu mundësojë talentetëve të futbollit të tregojnë veten dhe pse jo të bëhen edhe pjesë e klubeve me nam siç është Lokomotiva.
Filloj “Raiffeisen Kampi Veror 2019” në Gjakovë (Video)
Në qytetin e Gjakovës sot filloj kampi veror në hendboll I cili është organizuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës në mbështetje të Ministrisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit. Kampi do të mbahet në Palestrën e sporteve ‘Shani Nushi”.
Petrol Company fillon ndërtimin e dy shtëpive për dy familje skamnore në Gjakovë (Video)
Punimet nisen në orët e hershme të mëngjesit.Sot filloj ndërtimi i dy shtëpive për dy familje skamnore në lagjen e Gerqarë në qytetin e Gjakovës. Bëhet fjalë për dy vëllezëërit Latif dhe Idriz Halilaj të cilët deri më tani kanë jetuar në kushte të mjerueshme.
Goditet nga vetura një këmbësore në Gjakovë, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë (Video)
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në qendrën e qytetit të Gjakovës, ku është goditur një person nga vetura. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën “UÇK” ku janë përfshirë një automjet dhe këmbësori.
Alternativa: Projektet që po bëhen në Gjakovë po i degradojnë hapësirat publike.Por ja çfarë thotë Gjini? (Video)
Punimet që janë duke u kryer në parkun qëndror të qytetit si dhe projektet tjera infrastrukturore nuk janë në favor të qytetarëve të komunës së Gjakovës.Kështu ka vlerësuar partia politike Alternativa. Sipas sekretarit të këtij subjekti Ali Tafarshiku këto projekte janë duke i degraduar hapësirat publike në këtë qytet.
Mbahet gara çiklistike “Kampionati i Kosovës” në Gjakovë (Video)
Në qytetin e Gjakovës sot u mbajtën garat për çiklizëm. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të kalendarit të kampionatit të Kosovës nga Federata e çiklizmit të Kosovës, Komuna e Gjakovës dhe klubi çiklizmit “Gjakova 137”.
Hapet biblioteka e rikonstrukturuar e shkollës “Mazllum Këpuska” (Video)
Kështu dukej dikur hapësira e bibliotekës së shkollës fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë.Një vend që nuk plotësonte nevojat e as kërkesat e nxënësve. Por sot kjo hapësirë ka marrë një pamje krejtësisht ndryshe.
Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve në Vraniq dhe u inaugurua rruga në Ramoc (Video)
Në pasditen e sotme filluan punimet për rregullimin dhe asfaltimin e rrugëve 7 Gushti, Dedë Lleshi dhe rruga e komunitetit minoritar në fshatin Vraniq të Gjakovës., gjatësia e së cilave është 1250 metra.
Nis edicioni tretë i Parkut Kulturor "Ali Podrimja"në Gjakovë (Video)
Adhurues të artit e të filmit mbrëmë u mblodhën në sheshin Ali Podrimja në Gjakovë. Kjo për faktin se pikërisht në këtë vend filloj edicioni I tretë I Parkut Kulturor “Ali Podrimja”. Ideatori I këtij projekti Arbër Lleshi tha se përveq përmbajtjes së programit e veqantë e këtij eidicioni është edhe ambienti I cili është rregulluar nga kuvendi komunal.
Për herë të parë mbahet “Turneu i peshkatarëve sportiv me aftësi të kufizuara” (Video)
Klubet sportive të peshkimit të personave me aftësi të kufizuara të Kosovës së bashku me anëtarë të shoqatës Handikos dega në Gjakovë u bënë pjesë e “Turneut të sportit të peshkimit”, garë kjo e cila u organizua për herë të parë.
Xhavit Alija I sukseshsëm në kultivimin e pemëve të imta në një hapësirë prej 5 hektarësh (Video)
Kultivimi i pemëve të imëta siq janë mjedra, manaferra dhe aronia në Gjakovë, po sjellë përftime të mira për ata që merren më këtë kulturë bujqësore. Aronia është bimë që rritet në zonat kontinetale dhe ato mesdhetare, ajo I duron të gjitha kushtet e kultivimit.
QKMF-ja pranon donacion nga shoqata humanitare “Miqtë” (Video)
Një shoqatë e cila vepron jashtë Kosovës, sot ka sjellë një donacion të vlefshëm për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Gjakovë. Kjo është hera e dytë që ky institucion pranon donacion mjete të nevojshme si për personelin ashtu edhe për pacientët.
Eliot Engel viziton hapësiren krijuese “BONEVET”, impresionohet me punën e të rinjve (Video)
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Gjakovës kongresisti amerikan Eliot Engel së bashku me stafin e tij të prirë nga kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizituan edhe hapësirën krijuese Bonevet.
Filluan punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatërat Molliq, Damjan I dhe Dol-Kushavec (Video)
Sot filluan punimet për ndërtimin dhe asfaltimin e gjashtë segmenteve rrugore në fshatin Molliq të Gjakovës. Me këtë rast kryetari I komunës Ardian Gjini I shoqëruar nga bashkëpunëtorët erdhën për ta parë nga afër këto punime.
Eliot Engel vizitoj Gjakovën, rruga Ponoshec-Bajram Curr tashmë mban emrin e tij (Video)
Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, njëherësh kryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës. Madje, ai pati një arsye të fortë për këtë vizitë.
Filluan punimet për asfaltimin e rrugëve në fshatin Rakovinë (Video)
Tashmë këtyre gropave të kësaj rruge në fshatin Rakovinë të Gjakovës do të iu vie fundi. Kjo për faktin se sot filluan punimet për rregullimin dhe asfaltimin e pesë segmenteve rrugore në këtë anë, gjatësia e së cilave është 1149 metra.
Inaugurohet rruga që lidh fshatin Bec me fshatin Vraniq (Video)
Kjo është rruga që lidh fshatin Bec me fshatin Vraniq e cila sot u inaugurua. Në përurimin e këtij projekti përveq banorëve I pranishëm ishte edhe kryeyari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini.
Shkolla “Fan S.Noli” shpallet kampion Ballkanik në futsall, titulli i parë për Kosovën në këtë rang (Video)
Ky është momenti i gëzimit të nxënësve të shkollës fillore “Fan S.Noli” nga fshati Dujakë i komunës së Gjakovës, me rastin e fitores së titullit të Kampionit Ballkanik në futsall në konkurecën e meshkujve.
Ardian Kozniku sjell Lokomotivën e Zagrebit në Gjakovë, kroatët me kamp për zbulimin e talentëve (Video)
Lokomotiva e Zagrebit do të zbarkojë me një kamp stërvitor disa ditor në Kosovë. Një prej akademive më të suksesshme kroate do të qëndrojë në qytetin e Gjakovës, ku do të përpiqet që t’u jap mundësi të rinjve të tregojnë veten.
Hapet ekspozita “Trashëgimia në syrin e fëmijëve” (Video)
Në kullën e Abdullah Pash Drenit gjegjësisht në muzeun historic në Gjakovë u hap ekspozita e titulluar "Trashegimia në syrin e fëmijëve". Dashamirët e artit patën mundësinë të shohin punime të ndryshme të cilat kryesisht temë të përbashkët kishin objektet të cilat janë trashëgimia kultutore e qytetit të Gjakovës.