Në  sallën e sporteve “Shani Nushi” u zhvillua derbi i ligës së parë në basketboll mes të Vëllaznimit të Gjakovës dhe Ferronikelit të Drenasit.

Artikulli i plotë: KB “Vëllaznimi” pëson humbjen e parë të stinorit nga KB “Ferronikeli” (Video)

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit disa pjesë malore të shtatë fshatërave të komunës së Gjakovës janë përfshirë nga zjarri. Ekipet e zjarrfikësve po intevenojnë në këto vende duke eliminuar cdo zjarrë mirëpo ata po ballafaqohen me problemin e qasjes me kamionë në vatrën e zjarrit për shkak të terrenit të papërshtatshëm. Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim Luan Dinaj tha se zjarre malore ka pasur në fshatërat: Zhub, Hereq, Doblibare, Devë, Koshare, Rracaj. Ndërsa zjarre fushore ka pasur në Meqë, Ramoc, Osek Pashë, Brekoc, tek varrezat e qytetit si dhe në lokacionin te Nertili.

Dinaj pati edhe një apel.

Edhe pse rastet e këtyre zjarreve janë sporadike deri më tani fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Andaj ajo që kërkohet nga qytetarët e komunës së Gjakovës është që të vetëdijësohen se duhet të mbrojnë ambientin e jo të tregojnë pakujdesi duke vënë zjarre si në zona malore ashtu edhe fushore./TV Syri Vision/

“Promovimi I efikasitetit dhe efektivitetit më të lartë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore” ishte ligjerata të cilën e mbajti Rrjeti i OJQ-ve të Grave “Qeliza” me nxënësit e shkollës së mesme ekonomike “Kadri Kusari” në Gjakovë.

Artikulli i plotë: Rrjeti “Qeliza” mban punëtorinë me nxënës për luftën kundër trafikimit të qenieve njërëzore (Video)

Në kuadër të aksionit ‘Ta Pastrojmë Kosovën” sot në komunën e Gjakovës është bërë pastrimi I një deponie ilegale të mbeturinave në lokacionin Carrapatok. Organizata “Let’s do it Kosova” në bashkpunim me kuvendin komunal të Gjakovës, kompaninë e mbeturinave “Çabrati”, organizatën “Iniciativa e Femrës Kosovare” si dhe ogranizata të tjera joqeveritare në mbështetje të qeverisë së Kosovës u bënë pjesë e këtij aksioni.

Artikulli i plotë: Pastrohet njëra nga deponitë ilegale të mbeturinave në Gjakovë (Video)

Në 20 vjetorin e  rënies së heroit të kombit Ilir Soba , zyrtarë komunalë, përfaqësues të  partive politike, familjarë, miq  dhe qytetarë sot kanë bërë homazhe në varrezat e qytetit.

Artikulli i plotë: Në 20 vjetorin e rënies nderohet me homazhe heroi i kombit Ilir Soba (Video)

Në qendrën rekreative në shkugëz  në të njëjtën kohë janë duke u realizuar tri projekte të cilat kanë ndikim në përmirësimin e jetesës së qytetarëve të Gjakovës.

Artikulli i plotë: Gjini: Me projekte interesante do të bëhet një lidhje e pastër ndërmjet Shkugëzes, Çabratit dhe...

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Gjakovës, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë për këtë vit. Fillimisht drejtor për Buxhet dhe Financa, Durim Halilaj ka dhënë informatën për periudhën financiare janar-shtator 2018. Sipas të dhënave, buxheti i aprovuar në kuvendin komunal për vitin 2018 ka qenë në vlerë mbi 23 milionë euro, por i cili është ndryshuar nga ai fillestar duke arritur në shumë mbi 25 milionë euro.

Artikulli i plotë: Komiteti për politikë dhe financa mban mbledhjen e shtatë për këtë vit (Video)

Drejtoria komunale e arsimit në Gjakoivë ka kryer të gjitha procedurat sa I përket furnizimit me lëndë djegëse për të gjitha shkollat. Drejtori Bernard Frrokaj ka thënë se kontratat janë lidhur me kohë me të gjithë furnizuesit me lëndë djegëse, qoftë me derivate të naftës ashtu edhe më dru.

Artikulli i plotë: Frrokaj: Të gjitha shkollat e komunës së Gjakovës janë furnizuar me lëndë djegëse (Video)

Muaji tetor është muaji i “Kampanjës Botërore për Ndërgjegjësim kundër Kancerit të Gjirit”. Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në sferen sociale, kësaj kampanje të rëndësishme sot i janë bashkuar edhe nxënësit e shkollës se mesme ekonomike “Kadri Kusari”.

Artikulli i plotë: Shkolla “Kadri Kusari” sensibilizohet me gratë e prekura nga kanceri i gjirit (Video)

Kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini sot ka pritur në vizitë ministrin e infrastrukturës Pal Lekaj, depute të kuvendit të kosovës dhe zyrtarë të tjerë. Qëllimi I këtij takimi ishte inaugurimi i një projekt infrastrukturor dhe inspektimi I dy projekteve tjera, investime këto nga ministria e infrastrukturës.

Artikulli i plotë: Gjakovë, ministri Lekaj inauguron një projekt dhe inspekton dy të tjera, vlera e tyre mbi 2...

Sipas Kombeve të Bashkuara, 17 tetori i çdo viti shënon ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë. Kjo ditë u shënua edhe në Gjakovë nga nxënësit e shkollës fillor “Fehmi Agani” të cilët dolën në qendër të qytetit dhe bënë shpërndarjen e ushqimit falas për kalimtarët e rastit.

Artikulli i plotë: Në Gjakovë u shënua dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë (Video)

Në sallen e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë është zhvilluar takimin i dytë i sezonit të ri të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ku klubi i Vëllaznimit ka pritur klubin Kerasan Prishtina. Skuadra gjakovare u mundua që përgjatë gjithë lojës të dominojë më shumë në parket.

Artikulli i plotë: KB “Vëllaznimi” shënon fitoren e dytë, mposht Kerasan Prishtinën me rezultat të thellë 123-66...

Një iniciativë interesante morën nxënësit e klasëve të gjashta dhe të shtata të shkollës fillore “Mazllum Këpuska”. Me ushqime të konservuara të cilat i kanë sjellur vetë ata krijuan figura të ndryshme.

Artikulli i plotë: Shkolla “Mazllum Këpuska” dhuron ushqime të konservuara për kryqin e kuq (Video)

Ky sirtrar në të cilin janë të vendosura këto mjete të punës, është njëri nga këndet e klasës “Do It Yourself” në hapësirën krijuese Bonevet në Gjakovë.

Artikulli i plotë: Ja si duket klasa “Do It Yourself” në hapësirën krjuese Bonevet në Gjakovë (Video)

Keniani Isac Kimutai arriti të dal i pari në Maratonën e Malësisë së Gjakovës shtegu i së cilës ishte 42 kilometra. Pjesë e kësaj gare të vrapimit u bënë 158 vrapues, në mesin e tyre pati edhe nga shtete të tjera.

Artikulli i plotë: Keniani Isac Kimutai fitues i Maratonës së Malësisë së Gjakovës (Video)

Në vazhdën e vizitave që po i bënë nëpër të gjitha shkollat e Gjakovës, kryetari i komunës Ardian Gjini sot ka vizituar shkollën fillore “Sylejman Vokshi” në fshatin Smolicë.

Artikulli i plotë: Kryetari Ardian Gjini viziton shkollat “Sylejman Vokshi” dhe “Luigj Gurakuqi” (Video)

Në sallen e sporteve “Shani Nushi” është zhvilluar takimin i parë i sezonit të ri të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ku klubi i Vëllaznimit ka pritur klubin United Basketball nga Gjilani.

Artikulli i plotë: KB “Vëllaznimi” me rezultat të thellë 118-52 mposht United Basketball (Video)

Poetët Rexhep Shahu dhe Helena Halilaj janë fituesit e qmimit kryesor të poezisë më të mirë të Mitingut e 54-të të Poezisë.  Ndërsa qmimi “Din Mehmeti”, u nda për shkrimtarët  Nikollë Lokaj dhe Ilir Hajdari , kurse  qmimi “Yllka Domi’ u nda për poetën Manjola Brahaj.

Artikulli i plotë: Poetët Rexhep Shahu dhe Helena Halilaj fituesit e qmimit kryesor të poezisë më të mirë të mitingut...

Për të tretin vit me radhë qyteti I Gjakovës bëhet nikoqir I garës së vrapimit “Maratona e Malësisë së Gjakovës”, e cila është maratona e parë ndërshtetërore, në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kësaj radhe do të zhvillohet në relacionin Bajram Curr- Gjakovë.

Artikulli i plotë: Nesër do të zhvillohet Maratona e Malësisë së Gjakovës, starti fillon nga Bajram Curri (Video)

Në pasditën e sotme kryetari I komunës së Gjakovës Ardian Gjini ka qëndruar për vizitë në rajonin e Dushkajës konkretisht në fshatin Zhabel, me ç’rast u bë edhe përurimi i rrugës së këtij fshati ku të pranishëm ishin edhe banorët e kësaj ane.

Artikulli i plotë: Inaugurohen tri projekte infrastrukturore në fshatërat Zhabel, Bec dhe Prush (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing