​Nis protesta gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Nën brohoritjet e shumta “UÇK” në Prishtinë ka nisur protesta gjithëpopullore në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare dhe ish-krerëve të saj që po mbahen padrejtësisht nga Gjykata Speciale.

Në protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve nga e gjithë Kosova e më gjerë, raporton KosovaPress.

‘Skënderbeu’ nis të mbushet me qytetarë në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

“Kundër padrejtësisë! Në mbrojtje të UÇK-së dhe së vërtetës” është motoja e protestës.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020.

Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. /KosovaPress/

Read Previous

Përse disa njerëz nuk flenë dot pa u mbuluar edhe në ditët më të nxehta të verës?

Read Next

Gucati: Gjykata Speciale po bën padrejtësi ndaj atyre që u ngritën për lirinë, dinjitetin dhe ekzistencën njerëzore