Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sot, mbi vendin pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet tetë (8) deri në njëmbëdhjetë (11) gradë Celsius, ndërsa ato maksimale njëzeteshtatë (27) deri në tridhjetë (30) gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej një deri në katër metra për sekondë.
Indeksi i rrezeve ultraviolet do të jetë i lartë, andaj këshillohet të respektohen këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. /KosovaPress/