Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se ka marrë vendim për fillimin e procesit të inventarizimit të të gjitha objekteve sportive dhe rinore në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai bëri të ditur se procesi do të përfshijë stadiumet, fushat sportive, palestrat, palestrat shkollore dhe qendrat rinore, duke përfshirë edhe vlerësimin teknik dhe funksional të tyre.
Sipas tij, gjatë këtij procesi do të identifikohen edhe zonat që nuk kanë infrastrukturë sportive apo rinore, me qëllim planifikimin e investimeve në këto hapësira. Ai paralajmëroi gjithashtu se vendime dhe iniciativa të tjera për zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e rinisë pritet të ndërmerren në ditët në vijim.
Postimi i plotë i minsitrit Gashani:
“Mirëmëngjesi të dashur qytetarë,
Kam marrë vendimin për të filluar procesin e inventarizimit të të gjitha objekteve sportive dhe rinore në Republikën e Kosovës.
Ky proces do të përfshijë stadiumet, fushat sportive, palestrat, palestrat shkollore dhe qendrat rinore, si dhe vlerësimin teknik dhe funksional të tyre.
Po ashtu, do të identifikohen edhe zonat që nuk kanë fare infrastrukturë sportive apo rinore, në mënyrë që të planifikojmë investime në ato hapësira.
Vendime dhe iniciativa të tilla për zhvillimin e sportit dhe fuqizimin e rinisë do të pasojnë edhe në ditët në vazhdim.” /KosovaPress/