​Lushaku – Sadriu: Rexhep Qosja, zë i fuqishëm për më shumë se gjysmë shekulli

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona ​Lushaku – Sadriu tha se akademik, ishte Rexhep Qosja zë i fuqishëm në debatin shqiptar për më shumë se gjysmë shekulli.

​Lushaku – Sadriu tha se veprat e Rexhep Qosjes përbëjnë trashëgimi të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish.

“Zë i fuqishëm në debatin shqiptarë për më shumë se gjysmë shekulli. Ai ishte ndër të parët doktorë të shkencave filologjike në Kosovë dhe një nga kontribuuesit kryesor në zhvillimin e studimeve albanologjike në vendin tonë…ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të tërë studiuesish e studentësh veprat e tij shkencore dhe letrare përbëjnë një trashëgimi të çmuar për kulturën shqiptare veprat dhe studimet mbi letërsinë shqiptar e vendosën atë në mesin e figurave kyçe të mendimit letrat shqiptarë“, deklaroi ajo.

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare. Në nderim të jetës së Qosjes, në Kosovë, 24 prilli ishte ditë zie. /KosovaPress/ 

Read Previous

Pse Vance u evakuua para presidentit Trump? Zbulohet arsyeja

Read Next

​Irani ofron hapjen e Ngushticës së Hormuzit, por ka kërkesat e veta