​Kosova pranon armatim kundërtank nga Gjermania

Kosova ka pranuar zyrtarisht armatim kundërtank nga Gjermania, konkretisht sistemin e njohur PANZERFAUST 3, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Ky furnizim synon rritjen e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke kontribuar në modernizimin gradual të saj dhe përputhjen me standardet e partnerëve euroatlantikë. Autoritetet theksojnë se pajisjet do të përdoren ekskluzivisht për qëllime mbrojtëse dhe trajnime profesionale.

PANZERFAUST 3 konsiderohet një nga sistemet më të avancuara kundërtank në përdorim nga disa ushtri evropiane. Marrëveshja me Gjermaninë shihet si një tjetër dëshmi e mbështetjes së Berlinit për stabilitetin dhe sigurinë në rajon. /KosovaPress/

Read Previous

​Ja sa kanë arritur të hyrat tatimore në vend gjatë vitit 2025

Read Next

Trump emëron të dërguar special në Groenlandë, Danimarka kërkon sqarime