​Kamala Harris shpreh ambicien për një tjetër kandidim drejt Shtëpisë së Bardhë

Ish zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris po përgatitet për një tjetër kandidaturë drejt Shtëpisë së Bardhë.

Axios raporton se këtë javë ish-nënpresidentja ua bëri të qartë rivalëve të mundshëm në zgjedhjet e vitit 2028 se ‘’po punon për të mbajtur gjallë mundësinë e një kandidimi të ri presidencial’’.

Pavarësisht shqetësimeve nga udhëheqësit e partisë dhe donatorët në lidhje me aftësinë e saj për të fituar, Harris mbetet në krye të shumicës së sondazheve për zgjedhjet paraprake Demokratike të vitit 2028, shkruan ANSA.

Ajo gjithashtu gëzon mbështetje të fortë midis votuesve afrikano-amerikanë, blloku më i rëndësishëm votues në zgjedhjet e fundit paraprake presidenciale Demokratike.

Pas një periudhe me profil të ulët në gjysmën e parë të vitit dhe një turneu promovues për librin e saj të përqendruar në zgjedhjet e vitit 2024, Harris bëri disa lëvizje këtë javë që shumë demokratë po i interpretojnë si fillimin e fushatës së saj të vitit 2028. /ATSH/

Read Previous

Vazhdon forma e lartë e Vedat Muriqit në La Liga

Read Next

The Sun: Çfarë transferimi ishte Granit Xhaka