Aksidentohet një kamion me një veturë në Gjakovë, lëndohet një person
Liverpooli vazhdon të lidhet fuqishëm më një transferim eventual të francezit Kylian Mbappe edhe pse dihet se nevojitet një shumë e madhe parash për ta konkretizuar këtë operacion.
Tani, lajmi më i ri vjen nga gazetari i “The Times” Duncan Castles i cili ka thënë se sulmuesi ia ka bërë me dije PSG-së se dëshiron të largohet nga klubi, përcjell KosovaPress.
Castles gjithashtu ka deklaruar se ekipi i preferuar i Kylian Mbappe-s është gjiganti anglez, Liverpooli duke mos e përjashtuar as La Ligan, me Barcelonën dhe Real Madridin si klube të interesuara për shërbimet e tij.
Dihet se bisedimet ndërmjet lojtarit dhe gjigantit francez për rinovimin e kontratës ende janë duke vazhduar por lojtari nuk është shprehur shumë entuziast për vazhdimin e saj./KosovaPress