​Drita mëson rivalët e Ligës së Konferencës

Skuadra kampione e Kosovës, Drita, ka mësuar sot kundërshtarët e saj në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Shorti e ka vendosur klubin gjilanas përballë disa rivalëve të njohur nga futbolli evropian.

Në grup me Dritën do të jenë: AZ Alkmaar nga Holanda, një skuadër me traditë të fortë në garat evropiane, Rayo Vallecano nga La Liga spanjolle, Omonia Nicosia nga Qipro, Kups Kuopio nga Finlanda, Shkëndija nga Maqedonia e Veriut dhe Shelbourne nga Irlanda.

Kjo fazë grupore pritet të jetë një sfidë e madhe për Dritën, e cila synon të përfaqësojë sa më denjësisht futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare. Përballjet me ekipe me eksperiencë evropiane si AZ Alkmaar dhe Rayo Vallecano do të jenë test i vërtetë për skuadrën gjilanase, ndërsa duelet me Shkëndijën, Omonian, Kupsin dhe Shelbournen pritet të jenë më të balancuara. /KosovaPress/

Read Previous

​Rritje e lehtë e prodhimeve bimore dhe blegtorale në Kosovë

Read Next

Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Suedisë