Zyrtari iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë përveç armiqve të Iranit

Një zyrtar iranian ka deklaruar se Gjiri i Hormuzit mbetet i hapur për të gjitha anijet, përveç atyre të lidhura me “armiqtë e Iranit”, njofton agjencia iraniane Mehr.

Ali Mousavi, përfaqësuesi i Teheranit në Organizatën Ndërkombëtare “Maritime”, tha se kalimi përmes këtij rrjeti të ngushtë ujërash është i mundur duke koordinuar masat e sigurisë dhe mbrojtjes me autoritetet iraniane.

“Diplomacia mbetet prioritet i Iranit. Megjithatë, ndalimi i plotë i agresionit si dhe besimi dhe siguria reciproke janë më të rëndësishme,” tha Mousavi, duke shtuar se sulmet izraelite dhe amerikane kundër Iranit janë “thelbi i situatës aktuale në Gjirin e Hormuzit”./koha.net

Read Previous

Kuba goditet për herë të dytë brenda një jave nga ndërprerja e energjisë elektrike

Read Next

Bundesliga shkruan për Osmanin, parashikon të tjera paraqitje të tij për Bayernin