Elvis Rexhbeçaj nënshkruan me Augsburgun

Elvis Rexhbeçaj është zyrtarisht lojtar i Augsburgut në Bundesligë.

Klubi gjerman pagoi 1.7 milion euro te Wolfsburgu për shërbimet e 24-vjeçarit shqiptar, i cili ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare.

Mesfushori nga Prizreni ishte i huazuar te Bochum në sezonin e fundit ku zhvilloi 36 ndeshje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë.

Rexhbeçaj është përforcimi i pestë në këtë afat kalimtar për Augsburgun.

Për mesfushorin interesohet FFK tash e një kohë, edhe pse ai ka zgjedhur të pres Gjermaninë. /Telegrafi/

Read Previous

Kompania Meta pëson rënie të të ardhurave për herë të parë

Read Next

Dy të vdekur dhe 1,603 raste të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë