Zyra e BE-së vlerëson mbarëvajtjen e zgjedhjeve: Dëshmi e demokracisë në Kosovë

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka dalë me reagim pas zgjedhjeve të balotazhit që u mbajtën të dielën në 18 komuna të vendit.

Ushtruesja e detyrës së Ambasadorit të BE’së në Kosovë, Eva Palatova, e ka cilësuar procesin e sotëm si dëshmi të demokracisë në Kosovë.

“Ushtruesja e Detyrës së Ambasadorit të BE-së në Kosovë, Eva Palatova, mirëpriti sonte zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash në 18 komuna të Kosovës, që shënoi përmbylljen e ciklit të zgjedhjeve lokale, duke e cilësuar atë si një dëshmi të demokracisë në Kosovë”, thuhet në reagim./reporteri

Read Previous

Parashikimi i motit për sot

Read Next

“Hat-trick” i Lewandowskit në fitoren e Barçës